Kurti viziton Ulpianën, thotë se ka nevojë më shumë për hulumtime

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Pas Kalasë së Novobërdës, Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vizituar qytetin e vjetër të Ulpianës.

Me të ishin Hajrulla Çeku dhe Yll Rugova, kandidatë për deputetë nga kjo parti.

Pas vizitës që bënë Kurti tha se qyteti i Ulpianës është më i qëndrueshëm se Kalaja e Novobërdës, duke shtuar se si një lokalitet i vogël ka nevojë ende për hulumtime dhe gjurmime për zbulime arkeologjike.

Çeku ka thënë se së pari duhet të forcohen institucionet në mënyrë që të ruhen më mirë këto vlera të trashëgimisë

Ndërsa Rugova theksoi se trashëgimia kulturore duhet të zhvillohet si aset turistik.Klan.Kosova.

Të ngjashme