Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë ka vizituar varrin e Alija Izetbegoviçit dhe monumentin e 1.601 fëmijëve të vrarë.
“Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit”.
“U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegovic, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës”, ka shkruar Kurti në Facebook.