Kurti zotohet se Kosova e Shqipëria do t’i realizojnë projektet e përbashkëta

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për medie me homologun e tij të Shqipërisë, Edi Rama, tha se dy shtetet duhet të bashkëpunojnë në fushën e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se do të punojnë që bashkëpunimi ekonomik të jetë sa më unik.

“Unë jam i nderuar me vizitën e kryeministrit Edi Rama në fillim të mandatit të ri për çfarë e uroj edhe një herë. Mandatet e dy qeverive tona i kemi marr në kohë me plotë sfida. Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Dy qeveritë tona kanë mundësi për t’i realizuar projektet që pritet tash e një kohë duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie, ndërlidhja mes dy vendeve është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona. Do të punojmë se bashku që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende ku kjo mund të bëhet sa kë shpejtë është pikërisht Kosova dhe Shqipëria.

“Biseduam për të gjitha fushat dhe në veçanti u zotuam që e shohim të rëndësishëm sinkronizimi gjithë andej. Me biseduam edhe për zotimin e zbatimit të marrëveshjeve të qeverive tona”.

Të ngjashme