Sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje na tregoi që 77 “akademikë ndërkombëtarë,” në krye me filozofin slloven Slavoj Zhizhek, paskan mbështetur kandidaturën e tij për Kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ky është një tregues interesant dhe shumë domethënës i asaj që na pret gjatë qeverisjes së Zt. Kurti:
Mbi këtë bazë, duket se gjatë mandatit qeverisës të Zt. Kurti do të jemi edhe RAST STUDIMOR për Zhizhekun dhe bashkëmendimtarët e tij.
Duke qenë se jemi produkt i asaj që e majta ekstreme e cilëson si imperializëm amerikan nuk do të befasohesha nëse pjesë e këtij “eksperimenti shkencor” do të ishte edhe cytja e lidershipit të vendit për konfrontim me SHBA-të, përkatësisht me idetë liberale të ekonomisë së tregut dhe demokracisë që përfaqësohen nga SHBA-të.
Nuk mund të thuhet që Zt. Kurti nuk na ka paralajmëruar për këtë.