Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, i është futur garës për deputet në Kuvendin e Kosovës. Kandidati nga Suhareka njihet për kontributin e tij të madh në biznes, sidomos avansimin ekonomik të Kosovës e Shqipërisë.
Një nga kontributet e tij të paharrueshme ishte edhe iniciativa për ofrimin e 100 autobusëve në mënyrë vullnetare për transportin nga Shqipëria për në Kosovë, për vëllezërve dhe motrave tona të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Madje Kurtishaj kishte ftuar të gjitha hotelet në Shqipërinë që të ofrojnë akomodim falas, duke shfrytëzuar bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës.