Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ruzhdi Kurtishaj përmes një video-mesazhi ka treguar tri arsyet kryesore pse qytetarët e vendit duhet ta votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurtishaj tha se prioriteti i tij është kontributi i mëtutjeshëm në sektorin privat dhe punësimin e të rinjve.
Postimi i plotë:
Janë tri arsye kryesore pse unë i kam hyrë kësaj gare për të dhënë kontributin tim në Partinë Demokratike të Kosovës.
“E para me marrjen e liderëve tanë nga gjykata e Hagës Kosovës iu këputën dy krahët. Andaj zemra e Kosovës është PDK-ja. Arsyeja e dytë pse që unë jam pjesë e listës së fitores së Partisë Demokratike të Kosovës është kandidimi i kryeministrit në ardhje Enver Hoxhaj. Enver Hoxhaj është mik i Hashim Thaqit, mik i Kadri Veselit, mik i qytetarëve, është mik i të gjitha shteteve evropiane dhe i SHBA-së. Arsyeja e tretë pse unë jam pjesë e PDK-së është plani i rimëkëmbjes”.
Ai foli edhe sa i përket zhvillimit të turizmit.
“Zhvillimi i turizmit është prioritet për PDK-në sepse mundëson shumë të rinjve dhe të rejave të punësohen në mënyrë që ata të mos migrojnë në vendet e rajonit”.
Me marrjen e besimit tuaj unë do të jem zë i arsyes në kuvendin e Kosovës, tha Kurtishaj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2914093015541721&id=100008231536283