Kryetari i Shoqatës së Turizmit në OEK, Ruzhdi Kurtishaj ka qenë i ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ku ka folur për interesimin e kosovarëve për pushime në Shqipëri.
Kurtishaj ka thënë se interesimi është gjithnjë në nivel, por vetëm ndryshojnë trendet dhe qasjet ndaj pushimeve verore.
“Shqipëria është i vetmi destinacion turistrik ku ka mundësi çdo qytetar i Kosovës pa marrë parasysh buxhetin familjar, moshës apo statusin gjinor të kaloj një pushim vjetor”, ka thënë ai.
Tutje është shprehur se kosovarët nuk planifikojnë destinacionin dhe kushtet e pushimeve vjetore më herët.
“Kosovës i mungojnë programe të caktuara rreth edukimit rreth planifikimeve të udhëtimeve verore. Qytetarët duhet të adresohen te agjencitë turistike që nga muaji nëntor e dhjetor, më së largu deri në muajin mars sa i përket pushimeve verore sa i përket vitit vijues”, është shprehur kreu i Shoqatës së Turizmit.