Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka njoftuar se një test gjaku inovativ, i quajtur PAC-MANN, që mund të zbulojë kancerin e pankreasit në vetëm 45 minuta, madje edhe në fazat e tij të hershme.
Ky test, i zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, ka një saktësi prej 85% në identifikimin e adenokarcinomës duktale të pankreasit (PDAC).
PAC-MANN ofron një alternativë joinvazive, të shpejtë dhe me kosto të ulët, që mund të revolucionarizojë skriningun e kancerit, veçanërisht në zona me mungesë shërbimesh.
Për më tepër, testi mund të monitorojë efikasitetin e trajtimit, duke ndihmuar mjekët të marrin vendime më të informuara për terapinë e pacientëve.