Kurtit i duhen “armiq” për të krijuar përshtypjen e patriotit dhe luftuesit të korrupsionit

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 11:44 | Nga Azdren Shala

Mediumi Klan Kosova dhe veriu i Kosovës janë dy probleme me të cilat ka zgjedhë me u marrë me shumë bujë Qeveria Kurti.

Pse?

Sigurisht, jo për shkak të principit se çdo problem duhet të zgjidhet, por për arsye oportuniste ku çdo here problemi përdoret per me arritë efekte. Rrjedhimisht, problemi duhet te qëndrojë çdoherë i hapur, per t’u perdorur sa herë qeveria ka nevojë.

Mos harroni, Kurti e ka marrë pushtetin në saje të dy cilësive qe ia ka mveshur vetes: Patriot i madh dhe luftues i madh i korrupsionit.

Në pushtet i duhet t’i tregojë këto dy cilësi. Por, ai nuk e ka as njërën, as tjetrën. Prandaj, i duhen gjetje ose armiq, për me krijue pershtypje të patriotit dhe luftuesit të korrupsionit.

Te çështja e veriut, e kemi pare te gjithe, efektet qe kanë krijuar veprimet e qeverise atje, e bejne Kryeministrin Kurti deshtuesin më te madh ose patriotin me te vogël nga te gjithe kryeministrat paraprakë. Por, kjo nuk i intereson Kurtit. Ai e ka arritur qellimin, tek shoqeria kosovare eshte krijue tashme pershtypja qe kryeministri eshte sovranisti i madh. Turmat nuk dine me i lexue efektet, e mbajne mend veç teatrin.

Edhe me rastin e Klan Kosoves, pronë e Devollit, lufta e qeverise me kete kompani e mbulon krejt deshtimin e Kurtit ne qeverisje. Krejt aferat korruptive te perditshme mbeten nen hije. Turmat e shohin veç luften me kompaninë e madhe. Kështu krijohet pershtypja e gabuar qe Kurti e lufton korrupsionin sepse po lufton me Devollin. Por, ketu ka vec nje te vërtetë, nuk ka luftë me Devollin pse eventualisht jane te korruptuar, por ka përdorim te tyre per me krijue pershtypjen qe i intereson Kurtit. Mbase ne kete teatër te radhës, mund te dëmtohet sadopak kompania ne fjale, por njerezit duhet ta kuptojne qe nuk është luftë per rend e ligj, nuk është luftë kundër korrupsionit, eshte vec teater per me argumentue cilesine e dytë te Kurtit – luftuesin e madh te korrupsionit.

Nese do ishte i tille, pyetjet qe shtrohen jane: pse hala eshte ambasador Martin Berisha?

Pse eshte ne burg Nagip Krasniqi?

Pse hala eshte minister Liburn Aliu?

Pse hala eshte zv.minister Hysen Durmishi?

Pse hala eshte ministere Rozeta Hajdari?

Ku eshte vaji qe e ka pague Rozeta?

Cka ndodhi me rastin Dehari, a u zbardhe misteri? A u gjeten provat e “zhdukura”?

Keto shume ku-ja, e pse-ja do duhej me iu pergjigje kjo qeveri. Keto ku-ja dhe pse-ja e cmontojne masken e Kurtit si luftues korrupsioni.

Veriu dhe Devolli jane dy arena te domosdoshme per me i shfaqe rrjshem cilesit qe Kurti nuk i ka.

Të ngjashme