Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media nuk i ka dhënë shumë rëndësi mocionit të votëbesimit të ngritur nga partneri i tij i koalicionit LDK. Ai ka thënë se më të rëndësishëm e ka shëndetin publik dhe parandalimin e pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
I pyetur nëse është takuar me opozitën dhe si do të vazhdojë pasi është iniciuar një mocion i mosbesimit ndaj qeverisë së tij tha se nuk është i brengosur vetëm për shëndetin publik që po rrezikohet nga pandemia e Coronavirusit.
Ai ka thënë se nuk është takuar me asnjë nga akterët politik për çështjen e rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga ai.
“Jo nuk i kam takuar. Nuk kemi biseduar për këtë gjë. Jemi të përkushtuar për punë që bëjmë. ku shëndeti publik është mbi të gjitha. Nuk e kam të rëndësishme javën e kaluar në kuptimin politik, por javën e ardhshme në kuptimin shëndetësor”, tha ai.