Kurz: Ballkani Perëndimor është përparësi për Austrinë

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 12:12 | Nga

Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për politikën e jashtme dhe evropiane të Austrisë, si dhe presidencën e saj ne BE, siç pohon kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili ndërmjetësoi për përfundimin urgjent të negociatave me Turqinë.

“Ofrimi i shanseve të drejta dhe një rrugë e besueshme drejt BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, ekonomik dhe të sigurisë të bllokut evropian”, tha Kurz.

Ai deklaroi se BE duhet të përfundojë negociatat e pranimit me Turqinë dhe të kërkojë një lloj tjetër bashkëpunimi me atë vend.

Kurz gjithashtu shtoi se Turqia u largua nga Evropa dhe vlerat e saj hap pas hapi në vitet e mëparshme, si dhe se Austria gjithnjë mbështeti marrëdhënie të mira me Ankaranë.

Kancelari austriak përshëndeti marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin dhe vuri në dukje se Austria mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, siç thuhet nga Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn.

“Ne mirëpresim marrëveshjen mes të dy palëve. Kjo tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia po jep rezultate,” përfundoi Kurz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme