Partia e Lirisë, e ekstremit të djathtë në Austri, FPOE, po përgatitet për një goditje tjetër, pas skandalit në videon e korrupsionit, pasi kancelari konservator, Sebastian Kurz është gati të shkarkojë ministrin e Brendshëm të FPOE-së, Herbert Kickl.
Kreu i Partisë Popullore (FP), Kurz, ka planifikuar sot një deklaratë, pasi njoftoi të shtunën fundin e koalicionit të tij me FPOE-në dhe pasi bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Strache dha dorëheqjen nga posti i zëvendëskyeministrit dhe kryetarit të partisë, por Kurz gjithashtu dëshiron të largojë ministrin e Brendshëm, Kickl nga qeveria.
”Kickl nuk mundi të mbikëqyrte hetimin për rastin e mundshëm të korrupsionit që rrethon anëtarin tjetër të partisë, Strache”, tha bashkëpunëtori i ngushtë i Kurzit, ministri i Kulturës, Gernot Bluemel, për transmetuesin austriak ORF.