Kurz thotë se BE-ja e përkrah korrigjimin e kufirit apo shkëmbimin e territorit me Serbinë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 09:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, tha se Bashkimi Evropian (BE) mbështet korrigjimin e kufirit apo shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mbështesin presidentin e vendit në dialogun me shtetit fqinj, duke shtuar se një marrëveshje mes të dyja shteteve do të ndikonte në arritjen e paqes, sigurisë, stabilitetit e qëndrueshmërinë afatgjate në rajon.

“Askush nuk do të jetë kundër asnjë marrëveshje. Austria do të pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana jonë do ta ketë mbështetjen e plotë, edhe nëse është korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve, pra këtë marrëveshje do ta mbështes BE-ja”.

“Për të arrit paqe, siguri në Ballkanin Perëndimor një gjë është shumë e rëndësishme: një dialog i suksesshëm mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përfundimi i dialogut me marrëveshje të përbashkët. Lus të gjithë qytetarët që ta mbështesin këtë projekt sepse është hap i nevojshëm drejt perspektivës evropiane”.

“Pa marrëveshje paqeje nuk do të jetë e mundshme të ketë një bashkëjetesë paqësore dhe as perspektivë evropiane”.

Kancelari austriak më tej theksoi se gëzohet që Austria vazhdon të jetë një prej investitorët më të mëdhenj dhe partner i rëndësishëm politik në Kosovë.

“Falënderoi Thaçin për kontakte e vazhdueshme. Jam këtu si kancelar i Qeverisë që Austrisë, jemi një prej partnereve dhe një prej pjesëmarrësve më i madh i KFOR-it”.

“Si kryesues i Presidencës së BE e kemi marrë në qendër të punës rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse duam që të gjitha shtetet të kenë perspektivë evropiane”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet edhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Para se të vijë në Kosovë, ai ka qëndruar në Beograd, ku ka zhvilluar takime me drejtuesit kryesor të shteti serb.

Kurz ka deklaruar se qeveria austriake mbështetë çdo marrëveshje që del nga dialogu Kosovë-Serbi e që çon në zgjidhje afatgjate.

Para arritjes në Beograd, Kurz ka thënë se shpreson që vizita e tij të jetë një sinjal i qartë i Bashkimit Evropian për përkrahjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kurz-skeptik-qe-vizitat-hiqen-kete-vit-kerkon-te-kihet-kujdes-me-ushtrine/

Fillon takimi Thaçi – Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kanë filluar takimin në zyrë e të parit të vendit, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, derisa pritet që pas takimit të ketë edhe deklarata për media.

Kurz do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Para se të vijë në Kosovë, ai ka qëndruar në Beograd, ku ka zhvilluar takime me drejtuesit kryesor të shteti serb.

Të ngjashme