Kusari: Gazetarët janë ballafaquar me sulme fizike, kërcënime dhe padi të pabaza

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti Evropian e ka miratuar një direktivë që i mbron gazetarët.

Rreth saj, ka folur juristja e mediave Flutura Kusari.

Ajo i është gëzuar fort kësaj arritje.

Kusari tha në Info Magazine se gazetarët për vite ishin ballafaquar me sulme fizike, kërcënime apo edhe me (Slap padi), padi të pabaza.

Sipas saj këto të fundit bëhen sidomos për t’i frikësuar gazetarët dhe për t’i dekurajuar ata.

“Një gazetar shkruan një shkrim, raporton për diçka, një skandal që ka ndodhur, reagimi i palëve të përfshira që nganjëherë është një kompani, një biznesmen, duke ushtruar padi pabazë, duke iu kërkuar qindra e mijëra euro e nganjëherë edhe miliona gazetarëve”, tha ajo në Klan Kosova.

“Tash çka ndodh? Kalojnë pesë vjet, krijohet njëfarë konfuziteti, a ka pasur të drejtë gazetari apo jo? Dhe kemi evidencë të mjaftueshme që kjo i ka dekurajuar gazetarët”, shtoi ajo.

Të ngjashme