Kusari: Kemi arsye për të protestuar dhe festuar

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 17:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arsyet për të protestuar dhe festuar janë të shumta në ditën ndërkombëtare të gruas. Kështu ka thënë deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila e cila ndër tjera në seancën e Kuvendit tha gjithashtu se sot është dita për të reflektuar për ndryshimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj pabarazitë dhe dhuna ndodhin çdo javë, duke filluar nga institucionet e deri tek familjet.

“Pabarazitë dhe dhuna ndodhin çdo javë, duke filluar edhe në këtë institucion ka gjuhë seksite, ka ofendime, fyerje, sharje. Mbi 30% e deputetëve këtu gra dhe vajza është momenti që ne së paku të reflektojmë vet se sa vajzat tjera i kemi ngritur që të kenë një jetë më të lehtë. Ne duhet ta kuptojmë që një shoqëri do të jetë e barabartë kur ne të gjjithë ta kuptojmë barazinë, e jo kur të kemi grupe që me një element të ndihet superior ndaj tjetrit”, tha Kusari.

Ajo ka adresuar edhe disa pyetje për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale lidhur me statistikat e inspektoratit të punës për orët e gjata të punës së punëtorëve e sidomos grave dhe për kontratat e punës që shumica e grave nuk i kanë.

 

Të ngjashme