Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, i ka kritikuar institucionet qeverisëse të Kosovës, në mënyrën se si sillen me gazetarët.
Ajo ka thënë se kasta politike, është më toksikja sa i përket raportit me gazetarët. Sipas saj, njerëzit e pushtetit i konsiderojnë gazetarët si armiq të popullit.
Ajo ka thënë se kjo pastaj bën që të krijohet klimë pasigurie për gazetarët.
“Kjo kastë e politikës që e kemi ka qenë më toksikja, në raport me gazetarët, i konsideron gazetarët armik i popullit, e autorizon dhe lejon narrativë jashtëzakonisht të rrezikshme, dhe normalisht që i kontribuon pasigurisë së gazetarëve, nuk dua ta lidhi me këtë sulm por normalisht i kontribuon pasigurisë së gazetarëve”, tha ajo.
Kusari u shpreh se i takon kryeministrit që ta dënoj dhunën dhe të mos toleroj anëtarët e partisë së tij të përdorin gjuhë denigruese ndaj gazetarëve