Juristja e së drejtës së medies, Flutura Kusari ka shkruar se Albin Kurti dhe Arben Vitia duhet të dalin çdo 24 orë në konferenca për shtyp për të informuar publikun rreth përhapjes së furishme të virusit.
Përmes një shkrimi në Facebook ajo ka potencuar rëndësinë e informimit publik.
Postimi i plotë:
Albin Kurti dhe Arben Vitia duhet të dalin çdo 24 orë në konferenca për shtyp për të informuar publikun rreth përhapjes së furishme të virusit.
Ne kemi të drejtë të informohemi rreth çdo veprimi që është duke u ndërmarrë për të luftuar Covidin. Transparenca e plotë ndihmon, fshehja nga publiku dhe ikja nga llogaridhënia nuk ndihmojnë.