Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, fjalën e deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku që pika e parë e seancës së sotme të jetë raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, e ka quajtur patetike dhe i ka thënë që këtë lloj fjalimi ta bëjë Abdixhiku në selinë e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Kusari-Lila ka thënë se për LVV-në një debat i tillë për dialogun është i paqëndrueshëm si mocion.
Ajo shtoi se nga Abdixhiku s’kanë dëgjuar të bëjë analizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015 dhe në 2020.
“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të z.Abdixhiku para deputetëve ja rekomandoj ta bëjë në selinë e LDK-së, për asye se z.Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes. Gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015, pastaj në 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut. Rrjedhimisht para se të ngris alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim duhet të ja rikujtoj z.Abdixhiku se nga e njëjta folyore ka dalë dhe e ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë Kurti për izolim të Kosovës për mosbashkëkoordinim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët tonë ndërkombëtarë…”, tha deputetja Kusari-Lila.