Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës së konstituimit të Kuvendit do të jetë i suksesshëm.

Në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ajo tha se opozita ka kontradiktë në veprime dhe deklarime politike.

Sipas saj, deklarimet se është bërë shkelje kushtetuese dhe thirrjet për vazhdimin e seancës konstituive janë kontradiktore.

“Po besoj që kemi me pas vazhdimësi të suksesshme të konstituimit, përkundrejt deklarimeve. Ka shumë kontradikta në deklarimet e kolegëve tanë nga opozita. Kontradikta është me faktin që ata deklarojnë ose i numërojnë ditët ku jemi në shkelje, kurse në anën tjetër e kërkojnë konstituimin ose thirrjen e seancës edhe çdo ditë kanë dalë edhe e kanë kërkuar për çdo mëngjes para zyrës”, tha ajo.

Të ngjashme