Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari i është referuar si kryeministër, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Kusari e mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit dhe qeshi pasi e kuptoi shpejt se i ishte referuar Bislimit me “kryeministër”.
“Faleminderit kryetar Konjufca. I nderuar kryeministër Bislimi… zëvendëskryeministër Bislimi (qesh), zëvendëskryeministre Rexhepi…”, tha Kusari.