Kusari-Lila i uron fund të suksesshëm të mandatit ambasadores holandeze Karin Boven: Kosova të mbetet në zemrën e saj

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se i ka uruar përmbyllje të suksesshme të mandatit ambasadores së Holandës në Kosovë, Karin Boven, e cila po largohet nga detyra për shkak të rrethanave familjare.

Përmes një postimi, Kusari-Lila tha se përshëndetja me një diplomat në përfundim të misionit është gjithmonë një moment i veçantë.

“Përshëndetja për përmbylljen e misionit me një diplomat/e është gjithmonë një moment me shije të ëmbël dhe të hidhur. Një kapitull mbyllet dhe një tjetër fillon.”

Ajo bëri të ditur se mandati i ambasadores Boven ishte më i shkurtër sesa ishte planifikuar, për shkak të rrethanave familjare.

“Sonte i uruam për përmbylljen e mandatit të saj ambasadores së Holandës në Kosovë, znj. Karin Boven, rrethanat familjare të së cilës e bënë mandatin e saj më të shkurtër sesa ishte parashikuar.”

Kusari-Lila vlerësoi bashkëpunimin me ambasadoren gjatë më shumë se dy viteve të shërbimit të saj në Kosovë, duke përmendur nisma të përbashkëta, si ngritja e fondeve për organizatën “Cure for Kosova Kids” dhe organizimin e Ditës së Biznesit të Kosovës në Hagë.

“Në më shumë se dy vjet që ambasadorja Boven ishte në shërbim në Kosovë, patëm një bashkëpunim të shkëlqyer së bashku, nga ngritja e fondeve për organizatën Cure for Kosova Kids deri te organizimi i një Dite shumë të suksesshme të Biznesit të Kosovës në Hagë.”

Në fund të mesazhit të saj, ministrja i uroi ambasadores sukses në rrugëtimin e ri dhe shprehu dëshirën që ajo të rikthehet sërish në Kosovë.

“E dashur Karin, uroj që rruga jote e re të të sjellë sërish tek ne! Faleminderit për shërbimin tënd dhe gjithë të mirat në rrugëtimin e ri!”

Të ngjashme