Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kemi hyrë në dy muajt e fundit kritikë për kursimin e energjisë elektrike.
Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka thënë se kampanjës së qeverisë për të ngritur vetëdijen në kursimin e rrymës i janë bashkangjitur edhe ambasador e përfaqësues të qeverisë.
“Kemi hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike. Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë!”, ka shkruar Kusari-Lila.