Kusari-Lila kërkon dialog mes partive për zgjidhjen e ngërçit parlamentar

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka akuzuar partitë opozitare për mungesë bashkëpunimi në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur që të dalin nga ngërçi politik dhe jo të presin ndërhyrje nga jashtë.

“Nëse ne nuk debatojmë si të zgjedhurit e popullit për të dalë nga ky ngërç, nga kush të presim, nga ambasadat?”, u shpreh Kusari-Lila. Reagimi i saj erdhi pas kritikave të partive opozitare ndaj Kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për thirrjen e konsultimeve me përfaqësues politikë.

Të ngjashme