Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku pati edhe përleshje.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar dje ishte një ditë e pazakontë dje në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se në fund të ditës rezultatet ishin të mëdha.
Në anën tjetër, shumë komentues kanë injoruar atë që ka shkruar, duke ia rikujtuar bisedën në gjuhen serbe që e ka zhvilluar me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.