Kusari-Lila: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim, s’ka dyshime

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 11:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, ka ritheksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tutje tha se procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën evet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh.

“S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë”.

“Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, tha ajo

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/kryesia-vendos-qe-ne-seancen-e-se-premtes-te-perfshihen-edhe-5-marreveshje-nderkombetare/


Të ngjashme