Sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është miratuar propozim rekomandimi i Mimoza Kusari-Lilës, lidhur me situatën e shkaktuar me devijimet elektro energjetike në katër komunat veriore të vendit.
Mimoza Kusari-Lila tha se është marrë vendim që të autorizohet KOSST-i që të merr përsipër devijimet e rrymës si rrjedhojë e furnizimit në Veri.
Ajo tutje u shpreh se kjo do të jetë për një afat të shkurtër kohor derisa Qeveria të fillojë procesin për me e siguru faturimin e rrymës.
“Nuk është e vërtetë ajo që është publikuar, nuk janë 11 milionë. Nuk u kan propozimi për me u nda ato po krejt tjetër përmbajtje ka pas qysh e kom publiku une.
Qaj vendimi qe e kom publiku është vendimi me të cilin është autorizu KOSST me i marr përsipër devijimet e rrymës që do të thotë cka ka devijime të rrymës si rrjedhojë e furnizimit në Veri me i mbulu KOSST-i me energji që është më e lirë natyrisht edhe që afati me qenë në periudhë të shkurtër kohore deri që qeveria të fillon procesin për me siguru faturimin e rrymës”.
Kusari-Lila tregoi që kërkesa për 11 milionë euro ka qenë kërkesë e tyre që nga fillimi, por se tani janë autorizuar të kryejnë pagesat me buxhet të tyre.
“Ne i kemi dhënë afat maksimumi gjashtë muaj. 11 milionëshi ka qenë kërkesë e tyre në fillim për një vit kështu qe kjo nuk është as për me i pagu faturat e rrymës por i kemi autorizu që ata me e kry këtë pjesë me buxhet të tyne që vjen si rrjedhojë e tregtimit të rrymës dmth nuk ndahen prej qeverisë qysh kanë kërku ata. Ata duhet me raportu në komision çdo muaj“.
Mimoza Kusari-Lila sqaroi edhe tërë propozim rekomandimet e miratuara: