Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga opozita edhe njëherë që t’i përfshijë në komisionin hetimor edhe pikat e propozuara nga pushteti.
Ajo ka thënë se komisioni do të votohet sot, nëse opozita i përfshinë edhe pikat e propozuara nga Vetëvendosja.
Këtë kërkesë po e kundërshton opozita, e cila që prej fillimit të seancës ka thënë se komisioni duhet të formohet ashtu siç është propozuar në fillim.