Kusari-Lila: Pa udhëzime shtesë nga Gjykata, mbeten vetëm zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit as në seancën e 43-të të hënën, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka ndaluar votimin e fshehtë dhe deputetët po e shkelin Kushtetutën me mosvotimin e komisionit për votimin e fshehtë.

Kusari-Lila ka sugjeruar që ose Gjykata të vijë me sqarime shtesë për vendimin e saj, ose Kuvendi të mblidhet dhe të shpërndahet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Krejt çka pritet prej nesh si deputetë është votimi. Votimi është obligim kushtetues, jo zgjedhje.

Gjykata nuk ka evidentuar ndonjë shkelje, ajo ka sqaruar procedurën për konstituimin e Kuvendit dhe ka theksuar se asnjë formë e votimit nuk është e përjashtuar. Nëse përfaqësuesit e partive opozitare nuk pajtohen me votimin e fshehtë, le ta rrëzojnë komisionin.

Le të vijë Gjykata me udhëzime apo sqarime shtesë, ose partitë politike të dakordohen që Kuvendi të mblidhet dhe të shpërndahet, për të shkuar në zgjedhje.”

Të ngjashme