Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për çështjen e mosdeklarimit të pasurisë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit, si dhe për atë të rezervave shtetërore.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u është përgjigjur akuzave të opozitës me kundërakuza.
“Me të vërtetë, kam qenë në rrjedha, kemi qenë këtu në Kuvend si opozitë kur kemi parë se cfarë po ndodh në atë ministri [të Tregtisë dhe Industrisë]. Aktualisht janë t’u u marrë me sanime të atyne dameve. Vazhdimisht”, ka thënë Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës.
“Në kërkesën tuaj, rezoluta juaj thuhet mosfunksionalizimi i konkurrencës. Ky autoritet ndonëse me vonesë është funksionalizuar në muajin qershor, viti 2022, ndërsa rezoluta juaj o dorëzu me 2 nëntor të vitit 2022. Domethënë pesë muaj mbasi është funksionalizu Autoriteti, e mbi të gjitha, për me jua rikujtu të gjithëve, edhe qytetarëve që po na përcjellin, ai autoritet është votuar vetëm me votat e pozitës e ju si opozitë s’keni marrë pjesë në votim, qaq i rëndësishëm ka qenë për ju autoriteti i konkurrencës sa nuke keni dhanë votën për to”.
Kusari-Lila e adresoi edhe akuzën e opozitës për keqmenaxhim të rezervave shtetërore nga qeveria, duke thënë se vetë akuzuesit kishin qenë pjesë e komisionit kur këto rezerva kishin shkuar në 0.
“Ky arsyetim o theksu pa ndonji arguemnt, as këtu nuk e thatë. Të gjitha ato shqetësime që I keni ngritë kanë qenë akuza spekulative që jemi mësu me i pa të dpeutetëve të opozitës që pretendojnë natyrisht se i keni njerëzit kudo nëpër institucione edhe mundoheni të tregoni se keni sinjalizime apo jeni të sinjalizuar”.
“Statisitkat dhe punët në terren flasin për të kundërtën. Në krahasim me vitet e mëhershme, rritja e rezervave shtetërore, përfshirë buxhetin e rezervës shtetërorem është një mijë e 600 për qind krahasuar me periudhat e mëhershme”.