Ish-kryetarja e Gjakovës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka postuar një video ku shihet një eskavator duke bërë rrëzimin e drunjve në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
Sipas Kusarit, këta drunj janë të vjetër rreth 40-50 vjeç dhe se prerjen e tyre e ka quajtur krim mjedisor, krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, krim mbi trashëgiminë historike dhe urbane mbi identitetin e qytetit dhe se këto pasoja do të ndjehen edhe për shumë vite më vone, është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova.
“Kështu “vritet” mjedisi, pa ndjenjë dhe pa ide për krimin!” është shprehur ajo.