Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në rregull

Prishtinë | 07 Maj 2025 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se propozimi i LDK-së për formimin e një qeverie të tranzicionit nuk është në rregull, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, një qeveri e tillë nuk lejon llogaridhënie dhe partitë duhet të fokusohen së pari në zhbllokimin e Kuvendit.

“Nuk është në rregull, në fakt ne duhet të kemi një qeveri e cila përmbën pozitën dhe opozitën. Në elementin e mirëfillt të funksionimit të demoracisë, llogaridhënia është bazë”.

“Prandaj, të pasurit të gjitha partitë bashkë të qeverisjes, nuk e besoj se është në të mirë as të qytetarëve të Republikës e as që do t’i sjellë ndonjë dobi vendit”, u shpreh tutje Kusari-Lila.

Të ngjashme