Kusari-Lila për takimin Kurti-Vuçiq: Bashkësia ndërkombëtare ta vlerësojë drejt kush është palë destruktive

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 12:50 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova në vazhdimësi është treguar e përkushtuar në zbatim të marrëveshjeve me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Por, sipas saj, pala serbe gjithmonë ka qenë destruktive në këtë proces. Ajo shtoi se presin që të paktën bashkësia ndërkombëtare të ketë vlerësim të drejtë e të saktë se kush është palë desktruktive dhe kush e ka eskaluar situatën.

“Besoj që në vazhdimësi Kosova ka treguar përkushtim për zbatimin e marrëveshjeve. Tash ka kaluar një vit prej është prezantuar plani franko-gjerman. Serbia gjithmonë ka qenë palë destruktive në dialog, siç ishte edhe me zgjedhjet”.

“Presim që të paktën nga bashkësia ndërkombëtare të ketë vlerësim të drejtë dhe të saktë se kush është palë desktruktive dhe kush e ka eskaluar situatën. Kosova nuk mund të jetë njëanshëm subjekt i trajtimit. Jemi të përkushtuar për njohje të ndërsjellët”, tha ajo, raporton EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme