Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga opozita, dukety me ironi, që ta përkrahë një rezolutë që ish-kryeshefi i KEK-ut, Ragip Krasniqi të sillet në Kuvend për t’u marrë në pyetje, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ajo i bëri në seancë e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita pas arrestimit të Krasniqit, i dyshuar për keqpërdorime në KEK.
“Nëse ju keni propozuar një rezolutë, po ju kërkoj që edhe ju të përkrahni edhe një rezolutë tonën që zotëri Krasniqi nga Dubrava të sillet këtu në Kuvend dhe të debatohet me të”.
“Sikur të ishit të bindur se prokuroria e ka të bazuar akuzën ndaj Krasniqit. Betejën e parë e kemi bërë për sektori energjetik”, u shpreh ajo.