Një delegacion nga Alternativa të prirë nga kryetarja e kësaj, Mimoza Kusari – Lila, bënë homazhe sot në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe më pas vizituan Kullën e Jasharajve, ku u mirëpriten nga Rifat Jashari.
Gjatë kësaj vizite
Kryetarja Kusari – Lila, u shpreh e emocionuar për sakrificën e familjes
Jashari e cila vendosi themelet e shtetit të Kosovës dhe i dha sinjal Botës për
peshën e lirisë për Kosovën.
Ajo e përmendi: se sa herë jam në Prekaz, e përkulem para sakrificës së të
rënëve dhe e ndjej përgjegjësinë që e kemi për të bërë më të mirë Kosovën.
Nga ana e tij, Rifat Jashari, falënderoi delegacionin për vizitën dhe i uroj të i prijë gjithmonë qëllimi i mirë dhe i mbarë për të mirën e vendit.