Seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet të shtunën nga ora 18:00. Këtw e ka bërë të ditur Mimoza Kusari -Lila, u.d e kryetares së Grupit Parlamnetar të Vetëvendosjes, pas mbledhjes së Kryesisë, raporton Ekonomia Online.
“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18 me kërkesën e 41 deputetëve. Do të kujdesimi për një mbarëvajtje të suksesshme të seancës kur zgjedhet presidenti. Po përgatisim një proces gjithëpërfshirës për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve. Uroj që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të jenë në seancë më kohën kur votohet presidenti”, tha ajo.