Kusari-Lila thotë se për çështjen e Klan Kosovës duhet të zbardhen të gjitha faktet

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 10:46 | Nga Gresë Alija

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të zbardhen të gjitha faktet sa i përket çështjes së Klan Kosova dhe pezullimit të licencës.

Ajo ka kërkuar që pronari i Klan Kosovës të dalë me sqarime në lidhje me këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, ajo tha se ky medium nuk i ka plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se sipas saj Kosova vazhdon të paraqitet si pjesë e Serbisë.

“AGK-ja i prezanton gazetarët. Në situatën aktuale unë mendoj qe është shumë e dobishme për të gjithë në Kosovë zbardhja e të gjitha fakteve”.

“Është shumë me rëndësi të dihet që pse shtetas të Kosovës nisen për në Serbi, marrin shtetësinë atje për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut e për të ardhur në Kosovë me ble një biznes”.

Të ngjashme