Kusari-Lila thotë se Serbia e dëshmoi edhe njëherë se e ka për qëllim destabilizimin

| 15 Qer 2023 | 12:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se me kidnapimin e policëve, Serbia dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim.

Sipas saj, Kuvendi i ka për detyrë të mbrojë sovranitetin, integritetin dhe të respektojë kushtetutshmërinë, duke e dënuar aktet siç tha ajo barbare si ajo e kidnapimit të policëve, raporton Ekonomia Online.

“Dita e djeshme presidentja e Kosovës mbajti fjalimin historik në Parlamentin Evropian, duke prezantuar Kosovën me ngjyrat dhe mënyrën më të mirë të mundshme. Në të njëjtën ditë presidenti i Serbisë është krah për krahë më ambasadorin e Rusisë duke festuar ditën e Rusisë”.

“Në të njëjtën ditë Kosova vazhdon masën e paraburgimit për një kriminel që ka sulmuar KFOR, qytetarët, vazhdon masat e paraburgimit për të, në të njëjtën ditë Serbia hyn brenda territorit të Kosovës, cenon sovranitetin dhe arreston tre policë kufitar të Kosovës. Nuk ka barazim në këto procese, nuk ka barazim dhe nuk ka thirrje për palët”.

“Më e mira që mund të . Më e mira që mund të bëjmë si t është të vazhdojmë me punën ton, të japim mesazh të unitetit. Në momenti që kryeministri të kemi qoftë sot ose nesër ta mbajmë atë seanca për të cilën e kërkoni. Plotësisht e mbështesin kërkesën tuaj, puna më e mirë që mund të bëjmë sot është të procedojmë me agjendë siç e kemi paraparë deri në momenti që ta kemi një informata nga qeveri që besoj që pa hezitim do të jetë në mesin tonë”, tha ajo.

Të ngjashme