Kusari-Lila tregon se çfarë bisedoi me kryeministrin pas publikimit të përgjimit, nuk ia kërkoi dorëheqjen

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlametnar të VV’së Mimoza Kusari- Lila ka thënë se kryeminsitri Kurti nuk ia ka kërkuar dorëheqejn pas iu publikua në media një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Kusari ka treguar se si ka biseduar me Kurtin për këtë çështje, veq pasi kjo çështje filloi të flitej në media, para disa muajsh, dhe se si ai i kishte bërë pyetje shtesë, por tha se nuk ia ka kërkuar dorëheqjen.

“Unë ja kam spjeguar të gjitha rrethanat e diskutimeve Kurtit, Kryeministri më ka dëgjuar, mi ka bërë edhe disa pyetje shtesë dhe nuk e ka kërkuar dorëheqjen time.

Pyetjet e tij kishin të bënin për përmbajtjen e bisedës dhe natyrisht komentet që janë dhënë”, ka thënë Kusari-Lila.

Përgjimet ishin publikuar nga Nacionale.

Të ngjashme