Deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila tha sot se kriza politike po i kushton Kosovës me humbje të mëdha.
Ajo tha se nuk duhet të vazhdojë thellimi i krizës që po bie mbi qytetarët e vendit. Deputetja e Alternativës i ka kërkuar falje qytetarëve dhe korit diplomatik të Kosovës, për bllokadën e krijuar.
“Kjo krizë po vihet në supet e qytetarëve të Kosovës. Le t’i zhbllokojmë sa më parë këto bllokada të krijuara nga PAN-i”, ka thënë Lila.
“PAN-i gradualisht po heq dorë nga ato që ka kap më herët. Po shihen karriget e zbrazëta të tyre”, tha Lila.
“Shteti trajtohet si plaçkë, po shihen karrige të zbrazëta para nesh. Për të gjithë këtu duhet ta kemi një të përbashkët. Ta kemi një takim të përbashkët ta caktojmë ditën e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë ajo.