Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorëve, nuk ka manipulim të konsumit

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit, ka folur për njehsorët elektrikë, raporton Ekonomia Online.

Ajo, ka thënë se gjatë ditës së djeshme kanë qenë 70 kërkesa për verifikim të njehsorëve.

“Agjencia e Metrologjisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit parasheh edhe vlerësimet, gjegjësisht verifikimin e jashtëzakonshëm të njësive matëse. Më konkretisht më lejoni t’ju informoj, në bazë të nenit 26 të këtij projektligji, në të cilin bëhet kërkesa për verifikim të jashtëzakonshëm, është themeluar grupi punues ad-hoc nga ministria që drejtoj, nga dy përfaqësues të Agjencisë për Metrologji dhe në mbikëqyrje të Inspektoriatit Qendror të Tregut dhe të cilët, sipas kërkesave të konsumatorëve të cilat deri në momentin ku çështja është aktualizuar publikisht nuk ka qenë as edhe një kërkesë tek Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit“, tha ajo.

Ditën e djeshme, ashtu siç e kemi bërë publike dhe do ta bëjmë publike çdo ditë të javës, kanë qenë 70 kërkesa për verifikim të njehsorëve, sot janë bërë 206 kërkesa. Verifikimi vetëm ka filluar tek Agjencia për Metrologji dhe deri më tani nga verifikimi, i cili në fund të ditës do të bëhet publik, se cilat janë problemet apo cilat janë… domethënë teknikisht të identifikuara, çështjet me numrat e njehsorëve nuk kanë të bëjnë me ndryshim deri më tani të vëllimit apo të sasisë së energjisë së matur, janë të tarifave apo të kohëve tarifore“, theksoi ajo.

Sipas saj, Ligjit për Metrologjinë parasheh edhe sanksionet dhe dënimet për subjektet fizike dhe gjithashtu për organizatat.

Prandaj, edhe sipas legjislacionit në fuqi edhe në kuadër të Ministrisë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, por gjithashtu edhe të Ligjit për Inspektoriatin dhe Mbikëqyrjen e Tregut, këto informacione bashkë edhe me specifikat e analizës do t’i dërgohen tek Zyra e Rregullatorit për t’u marrë masat. Ndërsa ky ligj, i njëjti neni 46 i Ligjit për Metrologjinë parasheh edhe sanksionet dhe dënimet për subjektet fizike dhe gjithashtu për organizatat“, tha ajo.

Të ngjashme