Juristja e medias Flutura Kusari në emisionin “Click”, tha se sulmet ndaj gazetarëve për gjatë një viti janë katërfishuar që kur ka ardhur në pushtet kryeministri Albin Kurti.
“Deri në vitin 2020-2021 AGK-ja i ka dokumentuar dikur rreth 20 sulme në vit ndaj gazetarëve, ky numër është gati katërfishuar, pra shifrat tregojnë se sulmet ndaj gazetarëve janë rritur, pra burimi kryesor aktual është Vetëvendosja, frika ime është se kur nëpër vende tjera është parë që kur aq shumë flitet keq për media ata dehumanizohen”, tha ajo duke ngritur shqetësimin për rrezikshmëri ndaj mediave.
Ajo tha se deklarata e sotme e Kurtit është vazhdimësi e agjendës së LVV-së, kryeministrit Kurtit dhe qeverisë së tij.