Kusari para Onkologjisë, përcjell mesazh për pacientët me kancer

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka përcjell sot një mesazh për të gjithë të prekurit nga kanceri, raporton Ekonomia Online.

Në mesazhin e saj, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila ka njoftuar se po i kryen seancat e rrezatimit pasi pak muaj më parë është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe ka apeluar te të prekurit me kancer që kenë kurajë, forcë dhe shpresë në përballje me sëmundjen.

“Në disa ditë e fundit, kështu fillon dita ime në seancën e rrezatimit në klinikën e Onkologjisë pranë QKUK-së. Ky proces nuk ndikon asgjë në mbarëvajtjen e punës sime apo në dinamikën e ditës më tutje. Prandaj nga këtu dua t’ju jap kurajë, t’ju dërgoj forcë dhe shpresë të gjitha grave dhe burrave që janë të prekur nga sëmundja e kancerit apo që mund të identifikohen ndërkohë. Mos e humbni shpresën, mos u dorëzoni. Mbi të gjitha, kjo është vetme dhe një sfidë tjetër të cilën bashkë do t’ia dalim”, ka thënë ajo.

Të ngjashme