Kusari: S’mund të ndërrohet aq lehtë Haxhiu, ka më shumë vota se Haradinaj dhe gjithë AAK

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk mund të ndërrohet me kaq lehtësi kandidatja për kryetare të Kuvendit , duke iu referuar Albulena Haxhiut, raporton Ekonomia Online.

Pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës, Kusari tha se Haxhiu ka më shumë vota se Haradinaj dhe gjithë AAK-ja.

“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit me rreth 125.000 vota. Tri herë më shumë se Ramush Haradinaj, apo dy herë më shumë se i tërë grupi parlamentar i AAK-së. Pesha politike dhe legjitimiteti i saj për kryetare të Kuvendit është e pakontestueshme. Nëse krahasohet me Memli Krasniqin, është 30.000 vota para tij”, tha Kusari.

Të ngjashme