Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e vet përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.
Kusari, përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjiti edhe artikullin e 11 majit të mediumit New Jork Times për ndikimin e Vuçiqit në përshkallëzimin e situatës në Kosovë, tha se kjo do t’i kthehet bumerang atij nga populli i vet.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari në Twitter.