Kush është Armend Zemaj, ministri që pritet ta udhëheq shëndetësinë?

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Armend Zemaj është propozuar nga partia e tij LDK për të udhëhequr ministrinë e shëndetësisë në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj vjen nga komuna e Deçanit dhe është deputet i LDK-së që nga viti 2008. Ai është jurist me profesion dhe mban titullin master në shkencat juridike në Universitetin e Prishtinës.

Më poshtë mund ta gjeni një biografi të tij e cila është e publikuar në platformën Wikipedia:

Armend Zemaj ka lindur më 13 shtator 1976 në Deçan,Kosovë është deputet nga radhet e Lidhjës Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës qe nga viti 2008.

Është Jurist i diplomuar si dhe është diplomuar në shkallën e tretë, master i shkencave juridike, drejtimi: juridiko-ndërkombëtare, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Nga viti 2004 -2007 ka punuar në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa si udhëheqës i Divizionit për Huazime Publike me Jashtë, Menaxher për Planifikim dhe Analiza si dhe Menaxher për trajnime dhe zhvillime në MEF.

Ka kryer edhe trajnime dhe programe profesionale si: Programi për Trajnim dhe Zhvillim në Universitetin Amerikan në Kosovë financuar nga Bearing Point Program(USAID), Shkollen Politike të Prishtinës (PIPS) me program nga Këshilli i Evropës në Strasburg, Shkollën për Integrime Europiane e finacuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe shumë trajnime profesionale nga fusha e drejtësisë dhe të fushës financiare.

Zemaj është i martuar dhe ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë. Përveç gjuhës amtare flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate.

Të ngjashme