Sasa Sredanovic, një psikologe malazez me origjinë serbe, është anëtarja më e re e stafit profesional të Xavi.
Sipas mediave serbe, ajo ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me gjigantët katalanas dhe tashmë ka një përvojë të pasur të punës në Spanjë.
Ajo sapo përfundoi sezonin e saj te Real Betis, i cili fitoi Kupën e Spanjës, dhe më parë ka punuar në Athletic Bilbao.
Ajo gjithashtu ka punuar në Lojërat Olimpike të Lubjanës me Milan Mandaric. Që nga ardhja e legjendarit Xavi, Barcelona ka nisur të ndërtojë një staf krejtësisht të ri profesional.
Në kuadër të kësaj kanë bërë disa ndryshime në akademi, por edhe te trajnerët dhe fizioterapistët në krye të ekipit të parë.