Portieri, i cili ka qenë zgjedhja e parë e Argjentinës në të gjitha ndeshjet e Kupës së Ameriëks, 2021, u kthye në hero për ekipin e tij të martën, pasi mbrojti tre penallti në finale kundër Kolumbisë, ku ata tani do të përballen me rivalin dhe kampionin aktual Brazilin.
Emiliano Martinez filloi karrierën e tij në Independiente në 2008 por shpejt bëri një lëvizje në Premier League kur Arsenal e nënshkroi atë në 2010.
Ai bëri debutimin e tij në Premier League si një lojtar i Oxford United kundër Port Vale në ndeshjen e tij të fundit të sezonit në maj 2012, shkruan sportstar, transmeton Klankosova.tv
Që atëherë, ai u huazua në disa klube në Angli si Sheffield Wednesday, Rotherham United, Wolverhampton Wanderers dhe Reading. Ai gjithashtu luajti edhe në Spanjë në Getafe në Spanjë.
Sezoni i tij i rëndësishëm ishte në vitet 2019-20. Ishte në qershor të vitit 2020 kur Bernd Leno i Arsenalit u dëmtua në një ndeshje kundër Brighton. Martinez erdhi nga pankina për të bërë paraqitjen e tij të parë në Premier League që nga sezoni 2016-17.
Ai pjesën tjetër të sezonit luajti si portieri i parë i Arsenalit, ku arriti të fitonte finalen e Kupës FA kundër Chelsea në Wembley.
Paraqitjet e mira ndikuan që Aston Villa ta transferonte për 20 milionë euro, ai theu rekordet e klubit menjëherë në sezonin e parë, pasi tejkaloi rekordin e Brad Friedel për ndeshje më shumë pa pësuar gol, gjithashtu fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga tifozët e Aston Villas.
Kurse për sa i përket ekipit kombëtar, Kupa e Amerikës është turneu i parë i madh i Martinez si Nr.1 i Argjentinës.