Një 18 vjeçar shqiptar me banim në Lushnje, ka tentuar të përdunojë një shtetase italiane, e cila kishte ardhur në Shqipëri për pushimë në zonën e Himarës dhe Dhërmiut, në jug të vendit.
I riu i identitifikuar nga policia me inicialet D.L, është arrestuar në flagrancë nga policia.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Lushnje, pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.