Jared Kushner, është zyrtari i Shtëpisë së Bardhë që ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me 4 shtator ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por cila është biografia e Kushnerit, bashkëshortit të Ivanka Trump?
I lindur më 10 janar 1981. Është investitor amerikan, zhvillues i pasurive të patundshme dhe botues gazetash dhe ushtron funksionin e këshilltar të vjehrrit të tij , Donald Trump, transmeton Indeksonline
Qe një kohë të gjatë drejton kompaninë “Kushner Companies”. Po ashtu, Kushner udhëheq me Observer Media – botues New York Observer.
Tutje, në biografinë sqarohet se ai është bashkëthemelues dhe pronar i një pjese të “Cadre”, platformë online e investimeve në pasuri të paluajtshme.
Gjatë fushatës presidenciale të Trump 2016 , Kushner ndihmoi në zhvillimin dhe drejtimin e strategjisë së fushatës.
Kushner është autor i një plani paqeje në konfliktin izraelito-palestinez , që u shpall në janar të 2020 dhe u përshkrua si shumë e favorshme për Izraelin.
Gjithashtu, ai ishte pjesëmarrësi kryesor i administratës Trump në bisedimet që çuan në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në Gusht 2020.
Dhe së fundmi, ai ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.