Ishte cak i medieve për javë e muaj, shkaku i ndarjes nga i dashuri me të cilin pas disa kohësh e bënë publike lidhjen e tyre, por që rezultoi afatshkurtër.
Fjala është për këngëtaren e njohur Dhurata Ahmetaj, e cila u deklarua se nuk gëzon as raport miqësor me ish të dashurin, shkruan Kosovarja.
Mbase arsyeja asnjëherë nuk u bë e ditur nga këngëtarja në fjalë, bile për të ndezur zjarr akoma më tepër, ishin projektet e këngëtares të cilat aludohet t’i jenë dedikuar ndarjes së tyre.
Kjo duket t’i ketë shkaktuar paksa ‘trazira’ në aspektin emocional Dhuratës aq sa një kohë u distancua nga skena muzikore, për t’u rikthyer më pas fuqishëm me këngën ‘D’.
Para pak çastesh Ahmetaj, publikoj një imazh në krahët e një mashkulli, që me gjasë duhet të jetë pjesë e stafit të studios, ku për vite me radhë është imazh pikërisht këngëtarja.
E po të flitet për pamjen e saj, nuk ka dyshime se shfaqet si përherë e freskët e me shumë klas.